BE shtyn afatet e shlyerjes kredive për Irlandën dhe Portugalinë

Bruksel, 13 prill - Programet e ndihmës për Irlandën dhe Portugalinë mund të korrigjohen që javën e ardhshme.
Në këtë mendim arriti Eurogrupi, i cili të premten në një takim në Dublin shpalli mbi shtyrjen për 7 vjet të afatit kohor të shlyerjes së kredive antikrizë të këtyre vendeve.
Vëllimi i programit të stabilizimit për Portugalinë është 78 miliardë euro, ndërsa për Irlandën 85 miliardë euro.
75 për qind e fondeve për të dy programet ofrohen nga vendet e Eurozonës, ndërsa 25 për qind e tyre nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.