17 Nëntor 2024

BE se shpejti pritet të fillojë investimet strategjike

Bruksel, 11 mars - Ministrat e financave të BE-së, të mbledhur të martën në Bruksel, pranuan njëzëri të nxitin nisjen sa më shpejt të projektit të Fondit Europian për Investime Strategjike.

Ky fond, i paraqitur në fund të vitit të kaluar nga kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do të krijohet nëpërmjet investimit nga buxheti aktual i BE-së dhe kapitalet e Bankës Europiane të Investimeve. Fondi do të përdoret për investimet në energjetikë, rrjetin e internetit, transport, telekomunikacion, studimin e risive dhe fusha të tjera. Junker parashikon se ky fond do të tërheqë 315 miliardë euro investime private.

Zv.kryetari i Komisionit Europian për Punësimin dhe Rritjen Jyrki Katainen theksoi në një konferencë shtypi se vendet e ndryshme anëtare të BE-së janë të gatshme dhe shpresojnë nxitjen e shpejtë të këtij plani investimesh.

Në takimin e ministrave të financave në Bruksel, Italia bëri të ditur se do të investojë 8 miliardë euro në këtë fond. Më parë edhe Gjermania e Franca kishin konfirmuar investimin e një shumë të tillë secila, ndërkohë që Spanja do të japë 1.5 miliardë euro. Por këto kapitale nuk do të hyjnë drejtpërdrejt në fond, por do t\'u jepen bankave vendëse për të siguruar financim për një numër projektesh të përzgjedhura

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)