20 Nëntor 2024

BE, rritet fondi për punësimin e të rinjve

Bruksel, 28 qershor - Kryetari i Këshillit Europian Herman Van Rompuy u shpreh pas ditës së parë të Samitit të BE-së në Bruksel, se liderët e BE-së diskutuan mbi nxitjen e punësimit të të rinjve dhe forcimin e investimeve për ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Ata morën vendimin për rritjen nga 6 në 8 miliardë euro të fondit për nxitjen e punësimit të të rinjve. I gjithë ky fond do të sigurohet nga buxheti i BE-së.

Van Rompuy u shpreh se, me qëllim për të përmirësuar kreditimin dhe për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Banka Europiane e Investimeve do të investojë mbi 100 miliardë euro.

Sipas të dhënave statistikore të BE-së, në prill të këtij viti, përqindja e papunësisë së të rinjve nën 25 vjeç arriti në 23.5 %, shumë më e lartë se mesatarja e përgjithshme. Në Greqi kjo përqindje shkoi deri në 62.5 %. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)