16 Nëntor 2024

BE, rrit në 120 milionë euro misionin e shpëtimit në Mesdhe

Bruksel, 24 prill - Udhëheqësit europianë ranë dakord gjatë samitit të jashtëzakonshëm të enjten, të përforcojnë operacionet e përbashkëta të shpëtimit në Mesdhe duke shtuar financimet.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi në një konferencë shtypi se u ra dakord për të trefishuar burimet në dispozicion të misionit të kufirit Triton, me qëllim shtimin e aftësisë vepruese.

Misioni Triton ka si qëllim shpëtimin dhe kërkimin e emigrantëve dhe drejtohet agjencia e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë e BE-së, Frontex.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker theksoi se financimi i misionit Triton do të rritet në 120 milionë euro.

\"Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e Libisë e cila krijon një mjedis të përshtatshëm për aktivitetet kriminale të trafikantëve, udhëheqësit europianë vendosën përshpejtimin e bashkëpunimit kundër rrjeteve të kontrabandës, përmes agjensisë Frontex dhe vendosjes së oficerëve të emigracionit në vendet e treta.

Vetëm 28 emigrantë mbijetuan nga 700, pasi varka e tyre u përmbys rreth 209 km në jug të ishullit italian të Lampeduzës mbrëmjen e së shtunës.

Një tjetër akisdent ndodhi një javë më parë ku më shumë se 400 emigrantë gjetën vdekjen pasi anija e tyre u përmbys në brigjet libiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)