01 Maj 2024

BE, projekt prej 1 milionë eurosh Bankën e Shqipërisë

Tiranë, 25 mars - Bashkimi Evropian do të financojë një projekt prej 1 milionë eurosh për forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Objektivi kryesor i projektit do të jetë përmbushja nga Banka Qendrore e kriterit ekonomik të Kopenhagenit, një nga kushtet në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e lancimit të projektit të binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë, që u zhvillua në Tiranë, "Përforcimi i kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë në fushat e mbikëqyrjes bankare, statistikave, sistemeve të pagesave dhe implementimit të politikës monetare", ishin të pranishëm Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Italisë, z.Fabrizio Saccomani, si dhe përfaqësues të sistemit bankar në vend.

Guvernatori Fullani dhe ambasadori Sequi, në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, ndanë të njëjtin mendim se zbatimi i këtij projekti do t'i sherbejë rritjes së standardeve dhe eficencës institucionale të BSH-së.

Projekti do të bazohet në 6 shtylla kryesore, që janë koordinimi i procesit të integrimit europian, edukimi financiar, mbikqyrja dhe stabiliteti financiar, sistemet e pagesave, statistikat dhe tregu ndërbankar. Banka e Shqipërisë do të asistohet në këtë projekt nga ekspertë të Bankës së Italisë dhe Bankës së Francës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)