BE premton 150 milionë euro për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor
Bruksel, 6 korrik - Bashkimi Evropian premton 150 milionë euro për projektet infrastrukturore, të transportit dhe ato energjetike në Ballkanin Perëndimor që do të lidhin vendet e rajonit, deklaroi Hahn në forumin e biznesit të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Paris.
”Potenciali i marrëdhënieve mes vendeve do të realizohet plotësisht vetëm nëse ato zbatojnë të gjitha reformat e kërkuara”, theksoi Hahn.
”Kemi vendosur të investojmë 96 milionë euro për tri projekte infrastrukturore hekurudhore Serbi, Shqipëri dhe Kosovë si edhe 50 milionë euro të tjera për masat e mbrojtjes së mjedisit si eficenca e energjisë në ndërtimet rezidenciale dhe projektet e vogla hidro”, shtoi ai.
”Kjo tregon seriozitetin e premtimit të BE-së që deri në vitin 2020 të investojmë një miliard euro”, theksoi Hahn.