16 Nëntor 2024

BE premton 1 miliardë dollarë ndihma për refugjatët sirianë

Bruksel, 26 shtator - Udhëheqësit evropianë premtuan më shumë se 1 miliardë dollarë ndihma për refugjatët sirianë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të ndalur fluksin e imigrantëve që shkojnë në brigjet jugore të kontinentit. Por mbeten mosmarrëveshje për atë që do të bëhet me imigrantët që kanë arritur tashmë në kontinent.

Duke shënuar ditën e Bajramit në kufirin greko-maqedonas, mijëra refugjatë dhe imigrantë vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë në britet e Evropës juglindore. 

Në Kroaci, një imam që drejton lutjet e Bajramit, përshkruan rreziqet në rrugëtimin e imigrantëve përmes Ballkanit.

“Më e keqja është se shumë familje kanë humbur anëtarë. Ata kanë humbur fëmijët, gratë, vëllezërit. Situata është e vështirë”, thotë Idriz Besic.

Udhëheqësit evropianë po përpiqen të gjejnë një mënyrë për ngadalësimin e fluksit. Pas një takimi emergjent të mërkurën, BE-ja premtoi 1.1 miliardë dollarë për Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e tjera për të ndihmuar sirianët në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit ranë dakort gjithashtu të bashkëpunojnë më shumë dhe të shtojnë kontrollin në kufi.

\"Është e qartë se fluksi më i madh i refugjatëve dhe imigrantëve nuk ka ardhur ende. Kështu që ne duhet të korrigjojmë politikën e dyerve të hapura”, thotë Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.

Disa vende të BE-së kanë akuzuar Gjermaninë se ka nxitur krizën duke ofruar të presin qindra mijëra refugjatë. Duke folur të enjten në parlamentin gjerman, kancelarja Angela Merkel mbajti një qëndrim më të ashpër.

\"Ajo që na duhet të bëjmë është riatdhesimi i këtyre njerëzve që nuk kanë të drejtën e mbrojtjes në Bashkimin Evropian.”

Kancelarja Merkel u bëri thirrje aleatëve të Evropës të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit që ka sjell këtë krizë.

“Kjo mund të ndodh vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë trans-atlantik, Shtetet e Bashkuara si dhe Rusisë dhe vende të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme.\"

Një plan për rishpërndarjen e 120 mijë refugjatëve në vendet anëtare po përballet me sfida ligjore nga Sllovakia. Deri në një milion azil-kërkues pritet të mbërrijnë në Gjermani këtë vit.  

“Kjo është kryesisht një krizë refugjatësh dhe jo imigrantësh. Pjesa dërrmuese e atyre që vijnë përmes Mesdheut, veçanërisht këtë vit, janë sirianë, afganë dhe irakianë. 80 përqind e të gjithë të ardhurve në Evropë këtë vit janë nga vende që prodhojnë refugjatë.”

Grupet e refugjatëve paralajmërojnë se Evropa është larg nga gjetja e një zgjidhje afat-gjatë, ndërsa mbeten mosmarrëveshje të Thella mes vendeve anëtare.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)