BE pranë miratimit të ndihmës për Qipron
Bruksel, 12 mars - Udhëheqësit europianë janë pranë miratimit të një pakete ndihmash finaciare për Qipron.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen këtë javë në Bruksel për të diskutuar rreth një pakete ndihmash prej 22 miliardë dollarësh për Qipron, e barabartë me prodhimin vjetor të këtij shteti mesdhetar.
Qiproja zë një përqindje të vogël të ekonomisë së 17 vendeve të eurozonës. Por ekonomia e këtij vendi ka qënë në vështirësi duke shënuar rënie për 6 tremujorë rresht.
Ekonomia e Qipros mund të falimentojë pa ndihmat e BE-së, gjë që mund të dëmtonte stabilitetin e gjithë eurozonës.
Ndihma për shpëtimin e Qipros do të ishte e pesta për BE-në, pas dy paketave të shpëtimit për Greqinë, dhe dy të tjerave për Irlandën dhe Portugalinë.
Pjesa më e emadhe e fondeve do të përdoren për të ndihmuar bankat e Qipros, të cilat kanë humbur miliarda dollarë si rezultat i huave të këqija nga Greqia fqinje.
Kushtet e miratimit të ndihmave nuk janë bërë të ditura. Zyrtarët qipriotë thonë se ata mund të jenë të gatshëm të ngrenë nivelin e ulët të taksave që korporatat paguajnë në Qipro, si një prej mënyrave për të paguar për fondin e shpëtimit.
Por presidenti i ri i Qipros, Nicos Anastasiades thotë se depozitorëve në banka në asnjë mënyrë nuk do tu imponohen humbje.