BE përshëndet anëtarësimin e Kosovës në BERZH
Bruksel, 17 nëntor - Vendimi i Bordit të Guvernatorëve të BERZH-it për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion është përshëndetur nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian.
Përmes një deklarate të përbashkët, të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, Komisionerit evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn dhe Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, ata shprehen se kjo gjë do të lejojë që Kosova të përfitojë financim të madh.
\"Ne mirëpresim këtë vendim nga guvernatorët të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo do të lejojë që Kosova të përfitojë financim të madh dhe do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës.\"
\"Ky është një hap tjetër që do të ndihmojë Kosovën për të trajtuar sfidat në rrugën e saj evropiane. Ne do të punojmë ngushtë me BERZH-in për të siguruar ndikim maksimal të mbështetjes sonë përkatëse për të mirën e popullit të Kosovës\", thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.