17 Nëntor 2024

BE parashikon rritje ekonomike prej 1.3 për qind në 2015

Bruksel, 6 shkurt - Bashkimi Europian ka publikuar raportin e fundit për situatën ekonomike, duke parashikuar një rritje modeste të saj në 19 vendet e eurozonës, pavarësisht rënies së kohëve të fundit të çmimit të naftës dhe euros.

Zyrtarët ekonomikë të BE-së parashikojnë që këtë vit rritja ekonomike e eurozonës do të jetë 1.3%, duke shënuar një rritje prej 1.1% nga vlerësimi i nëntorit të kaluar. Në të njejtën kohë, parashikimi për 28 vendet anëtare të BE-së vlerëson rritjen e parë ekonomike prej 1.7% pas 8 vjetësh, të ndërthurur me ekspansion.

Kreu i zyrës ekonomike të BE-së, Pierre Moscovici deklaron

\"Do të ketë një rritje modeste, gradualisht me ritme më të shpejta, pavarësisht faktorëve negativë që mund të ndikojnë për ulje. Ky është një lajm i mirë. Duhet të ruajmë perspektivën e nevojshme, pasi sfidat për ekonominë europiane nuk kanë mbaruar dhe kjo rritje e saj vazhdon të mbetet e ulët dhe e ngadaltë.\"

Në raport ndër të tjera theksohet se në BE ka një rënie të investimeve dhe rritje të papunësisë, që pengojnë progresin. Niveli i papunësisë deri në fund të këtij viti në vendet e BE-së pritet të jetë 11.2%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)