BE parashikon rënie ekonomike në fillimin e 2012
Bruksel, 26 janar - Komisioneri i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike e monetare Olli Rehn, parashikoi të martën rënie ekonomike për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sipas Rehn, ekonomia e 27 vendeve të BE-së do të fillojë ringjalljen në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
Duke folur për ndihmën e BE-së ndaj Greqisë, Rehn ritheksoi se vetëm udhëheqësit e partive të ndryshme greke mund të bëjnë premtime të qarta për reformat strukturore që i nevojiten vendit.
Bashkimi Europian kërkon zbatimin e reformave përpara dhënies së këstit të dytë të ndihmës Greqisë.