BE parashikon ndihma për vendet e varfëra
Cancun, 2 dhjetor - Bashkimi Europian paraqiti në samitin për klimën në Cancunin të Meksikës ndihmat e premtuara në plan afatshkurtër duke marrë në të njëjtën kohë edhe kritika të ashpra.
Ka shumë para vetëm në formë kredish, kritikuan mbrojtësit e klimës gjatë samitit.
Në samitin e vitit të kaluar në Kopenhagë vendet e industrializuara kishin premtuar një fond të menjëhershëm me ndihma financiare në shumën prej 23 miliardë euro për periudhën kohore 2010 deri 2012.
Nga kjo shumë BE do të merrte përsipër 7,2 miliardë euro, pjesa e Gjermanisë ishtë 1,3 miliardë.
Me këto para do të financoheshin projektetet e vendeve në zhvillim për mbrojtjen e klimës.
Vendet pjesëmarrëse kishin nënshkruar me synimin që të kufizohej ngrohja e tokës në 2 gradë.