BE paralajmëron çekuilibër ekonomik në Gjermani, Francë dhe Itali
Bruksel, 6 mars - Bashkimi Europian paralajmëroi për një çekuilibër ekonomik në vendet e mëdha si Gjermani, Francë dhe Itali, duke bërë thirrje për rritje të investimeve dhe të kërkesës, me qëllim që të përmirësohet klima ekonomike.
Komisioni Europian publikoi të mërkurën konkluzionet e nxjerra nga shqyrtimet e hollësishme ekonomike në 17 vende.
Komisoni ka vlerësuar se 14 prej vendeve anëtare po përjetojnë çekuilibër, i cili është më i zgjeruar në Kroaci, Itali dhe Slloveni.
Duke folur për ecurinë makroekonomike, komisioneri i BE-së për çështjet monetare dhe ekonomike, Olli Rehn tha se, sipas analizave rezulton se vendet anëtare po bëjnë progres në sfidat e tyre ekonomike, por ka ende shumë për të bërë në këtë fushë.