BE para një samiti për buxhetin e ardhshëm të bllokut 27 anëtarësh
Bruksel, 22 nëntor - Liderët e Bashkimit Evropian (BE) arrijnë sot në Bruksel për një samit të tensionuar mbi buxhetin e ardhshëm të bllokut 27 anëtarësh.
Britania e Madhe dhe kontribuesit tjerë kryesorë bëjnë thirrje për shkurtime për tiu përshtatur reduktimeve që i kanë bërë në shpenzimet e tyre kombëtare.
Anëtarët më të varfëra të bllokut, siç është Polonia dhe vende të tjera ish-komuniste, kërkojnë që buxheti për 2014-2020 të mbahet në nivelet aktuale apo edhe të rritet.
Franca është kundër shkurtimeve të propozuara në subvencionet bujqësore, ndërsa vendet e Evropës Lindore kundërshtojnë reduktimin në financimin e përmirësimit të infrastrukturës, të njohur si shpenzime kohezioni.
Për kohezion shpenzohen rreth 32 për qind të shpenzimeve totale, ndërsa për bujqësi 37.5 për qind.
Drafti është hartuar nga Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili bëri shkurtime në planin fillestar të Komisionit Evropian.