08 Nëntor 2024

BE ofron 84 miliardë dollarë për refugjatët e Sudanit Jugor

Bruksel, 13 nëntor - Bashkimi Europian lëvroi një fond prej 84 miliardë dollarësh si ndihmë për refugjatët nga Sudani Jugor.

Christos Stylianides, Komisioneri i BE-së për Ndihmën Humanitare, e bëri njoftimin ndërsa vizitonte një kamp refugjatësh në Ugandë.

\"Ne ofrojmë sot 70 milion euro për të ndihmuar zbutjen e krizës në Sudanin e Jugut. Tridhjetë milionë do të shkojnë për Ugandën dhe dua ta inkurajoj këtë vend për politikën bujare dhe të hapur ndaj refugjatëve,\" tha Stylianides.

Kampi i Bidi Bidi në Ugandë strehon mbi 210 mijë refugjatë nga Sudani Jugor. Ai është kampi i tretë më i madh i refugjatëve në botë.

Sudani i Jugut ndodhet në një luftë vazhdueshme civile që shpërtheu vetëm dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2013, mbi një milion njerëz janë larguar nga vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)