BE ofron 600 milionë euro ndihma për Ukrainën
Të gjithë, në veçanti vendet fqinje, duhet të respektojnë sovranitetin e vendit, theksoi Juncker.
Në javët në vijim, BE-ja do ti japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh, vazhdoi ai.
Brenda 2-3 vite vendi ka zhvilluar reforma më të rëndësishme se sa në 20 vitet e mëparshme. Ukrainasit kanë të drejtë të marrin diçka në këmbim, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian.
Ai theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave do të bëhet para verës.