BE nuk ia beson paratë MPB-së
Prishtinë, 1 mars - Keqmenaxhimi dhe mosshfrytëzimi i fondit për riintegrimin dhe riatdhesimin e personave të kthyer, si dhe skandalet e fundit të Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë proces, kanë bërë që Bashkimi Evropian të humbë besimin te MPB, dhe donacionin për procesin e riatdhesimit ta menaxhojë vetë.
Zëri ka mësuar se fondi prej 1.5 milion eurove, që BE ka ndarë për riintegrim dhe riatdhesim, ka qenë në plan që të menaxhohet direkt nga Ministria e Brendshme e Kosovës.
Por, zyrtarë nga Zyra e BE-së në Prishtinë ka njoftuar se ky fond i cili do të përdoret për një projekt me anë të së cilit do të ndihmohet krijimi i sistemit të administrimit dhe menaxhimit të migrimit dhe sigurimin e masave socio-ekonomike për individët dhe familjet e kthyera, do të menaxhohet nga vetë nga Zyra e BE-së.
Para dy ditësh, kur u plasua projekti në fjalë, nga zyra e BEsë, nën prezencën edhe të ministrit Rexhepi, nuk u dhanë këto arsyetime, mirëpo burimet e gazetës Zëri, në këtë zyrë tregojnë arsyet se si ka ardhur deri te ky vendim.