16 Janar 2025

BE nuk arrin marrëveshje për bankat

Bruksel, 5 dhjetor - Shefat e finanancve të Bashkimit Evropian nuk arritën dot një marrëveshje për rregullatorët e bankave në mbarë kontinentin.

Të 27 udhëheqësit e financave u takuan sot në Bruksel, por u larguan pa arritur një kompromis, pasi Ministri francez i Financave Pierre Moscovici dhe homologu i tij gjerman Wolfgang Schaeuble, shkëmbyen fjalë lidhur me forcimin e rregullatorëve të bankave.

Moscovici tha se të 6 mijë bankat evropiane duhet ta rregullojnë veprimtarinë sipas bankës qendrore, por Schaeuble tha se do të ishte tepër e vështirë që Gjermania të sigurojë miratimin e parlamentit për çdo plan që do ja dorëzonte autoritetin qindra bankave lokale në vendin e tij nën mbikqyrjen e Evropës Qendrore.

Rregullatorë më të fortë për bankat janë pjesë e përpjekjes për t’i dhënë fund krizave të borxheve qeveritare në 17 vendet ku  përdoret si monedhë Euro.

Disa banka, përfshirë Spanjën e zhytur në borxhe,  kanë humbur miliarda dollarë  nga huatë e këqija, ndërsa ekonomia e Eurozonës ka rënë në recesionin e dytë më të madh në tre vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)