28 Prill 2025

BE ngriti çështjen e luftës kundër papunësisë në mesin e të rinjve

Bruksel, 3 maj - Sipas fjalëve të Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Durao Barroso, në jug të Europës është krijuar një situatë emergjente në sferën sociale, zgjidhja e së cilës nuk mund të shtyhet kurrsesi.

Ai theksoi se në samitin e BE-së në qershor do të diskutohen masat e reja për rritjen e punësimit.

Vendimet do të financohen nga Pakti mbarëeuropian i rritjes. Shuma e financuar arrin në 120 miliardë euro.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në mars të këtij viti shkalla e papunësisë në mesin e europianëve të moshës nën 25 vjeç vetëm në Greqi ka arritur në pothuajse 60 për qind.

Në Spanjë papunësia për grupmoshën e mësipërme ka arritur shifrën 50 për qind, ndërsa në Itali rreth 40 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)