BE, ngadalësohet rritja ekonomike
Bruksel, 16 shkurt - Në tre muajt e fundit të 2010-ës, ekonomia e vendeve të Bashkimit Evropian, pati një rritje të qëndrueshme, por gjithsesi ajo ishte më e vogël se sa parashikimi.
Të dhënat i paraqet Agjencia e BE-së për statistikat, Eurostat. Sipas tij, nga shtatori i kaluar, ekonomia e 17 vendeve të eurozonës u rrit 0.3 %, në krahasim me vitin 2009, ndërsa ekonomia e 27 vendeve të BE-së me 0.2 %, në krahasim me vitin 2009.
Analistët thonë se vendet e eurozonës, që janë ndikuar nga kriza e borxheve, po marrin masa për reduktimin e tyre.
Kjo sipas analistëve, është arsyeja kryesore e ngadalësimit të rritjes ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.