17 Maj 2024

BE në recesion të lehtë

Bruksel, 12 maj - Nga parashikimi i koniunktures, mësohet se në tremujorin e fundit të vitit 2011 dhe sipas parashikimeve edhe në tremujorin e parë të 2012 ka pasur një tkurrje të aktivitetit ekonomik.

Edhe në vijim të vitit 2012 ekonomia e vendeve të eurozonës parashikohet të tkurret, ndërkohë që kriza e borxheve do të vazhdojë të ndihet sërish.

Sipas parashikimit të Komisionit Evropian gjatë këtij viti në ekonomitë e 17 vendeve që përdorin si monedhën euron tkurrja parashikohet të jetë 0.3 përqind.

Sipas Komisionerit evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Oli Rehn, ndonëse duke filluar nga viti 2013 pritet të ndodhë një rritje e lehtë ekonomike dhe ka një lloj perspektive per ripërtëritje, gjendja ekonomike mbetet delikate.

Kjo sepse sipas Rehn situata ekonomike vazhdon të jetë e dobët dhe se ekzistojnë dallime dhe pabarazi të theksuara në vendet anëtare të euros.

Për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian në tërësi komisioni parashikon gjatë vitit 2012 një rritje prej zero përqind, ndërsa për vitin e ardhshëm një rritje prej 1.3 përqind.

Edhe papunësia pritet gjithashtu të mbetet e lartë. Dhe megjithëse gradualisht pritet një rritje ekonomike, papunësia në zonën e euros pritet që vitin e ardhshëm të jetë deri në njëmbëdhjetë për qind.

Nga ana tjetër reduktimi i deficitit në Evropë po bën sipas Olli Rehnit përparime, megjithëse me ritme shumë të ndryshme në vende të ndryshme. Gjermania, sipas të dhënave të saj është, siç pritej, shumë mirë.

Edhe Italia e cila  ishte parë gjatë me shqetësim po bën sipas parashikimeve të komisionit përparime në uljen e deficitit.

I rëndësishëm për presidentin e ri francez, Francois Hollande, për të cilin kursimi nuk është me sa duket aq i rëndësishëm është lajmi se Franca me sa duket nuk do t\'i realizojë objektivat e saj për konsolidimin të cilat ishte rënë dakord.

Nëse nuk ndryshon gjë në këtë drejtim Komisionit do t\'i duhet në të ardhmen të marrë masa shtrënguese ndaj Francës.

Mjaft mbi objektivin për deficitin është Spanja. Aty situata është veçanërisht e tensionuar për shkak të bankave. Rehni e la të hapur nëse Komisioni do t\'i lejojë Spanjës një periudhë më të gjatë për uljen e deficitit, por shprehu besimin e tij për qeverinë e Madridit.

Në lidhje me çështjen e uljes së deficitit presidenti i Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann, i ka hedhur poshtë njoftimet se Banka Gjermane do të pranojë në të ardhmen një normë më të lartë inflacioni.

Në disa intervista për gazetat gjermane, Weidmann theksoi qëndrimin e institutit të tij që është i pandryshueshëm. Detyra është që normën e inflacionin në zonën e euros të mbajmë në nivelin e vetëm dy për qind.

Kjo mund të jetë norma edhe në Gjermani, megjithse ajo edhe këtë herë është mbi mesataren. Aktualisht inflacioni në Gjermani është dy për qind. Në eurozonë ai është 2,6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)