BE në prag të një samiti mbi krizën e borxheve
Bruksel, 8 dhjetor - Drejtuesit të vendevetë BE gjatë ditëve në vijim pritet të mbajnë një samit në Bruksel në lidhje me krizën e borxheve që ka pëfrshirë një sërë vendesh të këtij organizmi.
Në këte takim pritet të ketë diskutime të rëndësishme të cilat do të vendosin edhe mbi të ardhmen e Eurozonës.
Prej disa ditësh dy prej vendeve kryesore të BE-së Gjermania dhe Franca po diskutojnë mbi mundësitë e ndryshimit të Traktatit të Lisbones.
Ndërkohe presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka ofruar një plan i cili kërkon vetëm amendimin e traktateve.
10 vendet e tjera të BE, por që nuk janë pjesë e eurozonës, janë të shqetësuar se mund të izolohen nëse vendet e tjera të unionit, të udhëhequra nga Berlini dhe Parisi, vendosin ndjekien e një traktati të ri në mënyrë individuale.
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Evopë është shqetësuar edhe presidenti amerikan Barack Obama i cili gjatë një komunikimi telefonik që ka pasur me Angela Merkel ka këshilluar kancelaren gjermane që zgjidhje që do të ofrohet mbi Eruozonën duhet të jetë afatgjatë dhe e besueshme.