16 Nëntor 2024

BE ndihmon Ukrainën me 1.8 miliard euro

Bruksel, 22 maj - Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të ndihmojë Ukrainën me një kredi prej 1.8 miliard euro.

Marrëveshja është nënshkruar në samitin e BE-së në Riga të Letonisë, ku kanë marrë pjesë liderët e 28 vendeve anëtare të bllokut, si dhe ata të gjashtë vendeve ish-sovjetike.

Kredia ka për qëllim të ndihmojë ringjalljen e ekonomisë së Ukrainës, e cila është prekur keq edhe nga konflikti në lindje të këtij vendi.

Ajo kërkon nga Ukraina që të miratojë disa reforma, përfshirë edhe masat anti-korrupsion.

Kjo është marrëveshja më e madhe financiare që ka nënshkuar BE-ja me një vend joanëtar të bllokut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)