16 Janar 2025

BE ndihmon me 48 miliardë dollarë katër banka spanjolle

Bruksel, 29 nëntor - Bashkimi Evropian po jep një paketë shpëtimi prej 48 miliardë dollarësh për katër banka spanjolle të rënduara nga borxhi por vetëm pasi i urdhëroi që të shkurtonin në mënyrë të ndjeshme huatë dhe investimet, të shkurtojnë vendet e punës dhe t’u imponojnë investitorëve humbjet e mëdha.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Joaquin Almunia tha sot se paketa e shpëtimit do t’u dërgohet institucioneve huadhënëse Bankia, NCG Banko, Catalunya Banc dhe Banco de Valencia për të rivendosur stabilitetin financiar pas humbjeve që erdhën si rezultat i dhënies së huave të këqija për shitblerje shtëpish.

Ai tha se kushtet e huave janë në përputhje me ndihmën që u është dhënë institucioneve të tjera bankare në Evropë.

Eurozona ra dakord në qershor për t’u dërguar deri në 130 miliardë dollarë bankave spanjolle në vështirësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)