05 Maj 2024

BE ndihmon Kosovën në përmirësimin e regjistrimit civil

Prishtinë, 6 prill - Komisioni Evropian ka lansuar një projekt për të ndihmuar institucionet e Kosovës që secilit qytetarë t’i sigurohet adresa unike përmes një sistemi të unifikuar të regjistrimit civil dhe adresave.

Regjistrimi i duhur i ngjarjeve jetësore siç është lindja, martesa apo vdekja dhe lëshimi i dokumenteve të statusit civil do të përmirësojë performancën e shërbimeve publike, mundësojë qeverinë të planifikoj politika, të reagoj në raste të emergjencës dhe të fuqizojë sundimin e ligjit në mënyrë më efikase.

Asistenca për zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të unifikuar të adresave për Kosovën do t’i ofrohet Agjencisë për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë Kadastrale të Kosovës që është në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunave.

Shefi i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, tha: “Sistemi i unifikuar i adresave do të mundësojë edhe dërgimin e urdhëresave gjyqësore dhe do të kontribuojë në funksionimin e gjyqësisë dhe do të ketë ndikimin të madh në jetën e përditshme.

Zyra ndërlidhëse e KE-së ka kënaqësinë të ofrojë përkrahje në këtë proces që udhëhiqet nga qeveria, e posaçërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.”

Integrimi i të dhënave të regjistrimit civil dhe adresave do t’i mundësojë secilit qytetarë të regjistruar të ketë adresë unike.  Kosova që nga viti 1999 ka pasur një sistem çrregulluar të regjistrimit civil.  Përmirësimi i statusit civil ka rëndësi kyçe për të ardhmen e procesit të liberalizimit civil për Kosovën. 

Gjithashtu, nevojitet modernizimi i sistemit të adresave pasi që shumë rrugë nuk kanë emra dhe mungojnë numrat e ndërtesave.  Ky proces gjatë tri viteve të ardhshme do të përkrahet nga projekti i financuar nga BE-ja për “Përkrahjen e Agjencisë për Regjistrim Civil dhe sistemin e unifikuar të adresave”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)