20 Nëntor 2024

BE ndihmon administratën publike të Kosovës

Prishtinë, 24 maj - Nën kornizën e përkrahjes së saj për reformën e administratës publike, kryesisht në menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënien në Kosovë, Zyra e BE-së në Kosovë, së bashku me projektin që ofron asistencë teknike, ka organizuar konferencën një-ditore për “Kontrolli i brendshëm i financave publike” që financohet prej Bashkësisë Evropiane.

Në ngjarje kanë marrë pjesë një forum përfaqësuesish të lartë të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në KE, si dhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, për të shkëmbyer pikëpamjet dhe të diskutohet gjendja si dhe perspektiva për përmirësimin e menaxhimit dhe mbikëqyrjes së financave publike.

Konferenca u hap nga  Ramadan Avdiu, zëvendës Ministër i Financave. Folës në këtë konferencë ishin edhe Christof Stock, kryesues i operimeve në zyrën e BE-së në Kosovë, Robert Gielisse, kryesues i departamentit të Kontrollit të brendshëm të financave publike në DP për buxhet të Komisionit Evropian,  Fatmir Plakiqi, drejtor i departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave, Kosum Aliu drejtor i njësisë qendrore të harmonizimit për auditim të brendshëm në Ministrinë e Financave, udhëheqësja e ekipit të projektit dhe ekspertja - Ilse Schuster dhe Danijela Stepić. 

Kontrolli i brendshëm i financave publike, ku përfshihen auditimi i brendshëm dhe menaxhimi financiar e kontrolli, vendosë një kornizë të rëndësishme për zbatimin e acquis-it dhe për krijim të institucioneve që janë të afta të kontrollojnë fondet publike dhe kështu ofron përkrahje për reformën e sistemit të administratës publike, si një prej detyrave kryesore në procesin e integrimit të Kosovës në BE. 

Qëllimi i konferencës ishte ngritja e vetëdijes së menaxherëve të lartë në organizata buxhetore për Kontrollin e brendshëm të financave publike, në veçanti për legjislacionin e miratuar, llogaridhënien menaxheriale dhe rëndësinë e KBFP-së për procesin e integrimit në BE.

Zëvendës Ministri Avdiu tha se zbatimi i  Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, kërkon përforcim të mëtutjeshëm të kapaciteti administrativ si në Ministrinë e Financave, por edhe më shumë në secilën organizatë buxhetore, sepse ato janë elemente bazë për zbatim të suksesshëm të KBFP-së në Kosovë.

\"Duke ju falënderuar përkrahjes nga projektet e ndryshme të BE-së që i kemi zbatuar deri tani, kemi përparim të dukshëm në ndërtimin e  kapaciteteve në Ministrinë e Financave, po kjo nuk do të thotë që do të ndalemi me kaq, sepse ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtutjeshme që të përkrahim edhe Organizatat Buxhetor në nivel qendror si dhe ato në nivel lokal që të ngrisin kapacitetin e tyre”.

Gieliesse tha se kontrolli i brendshëm i financave publike, shpie drejt shërbimeve të përmirësuara publike me vlerën më të mirë për para.

\"Ne i miratojmë plotësisht reformat administrative që aktualisht janë në proces e sipër. Menaxhimi i mirëfilltë financiar duhet të jetë në zemër të gjithë atyre që merren me paratë e tatimpaguesve”.

Konferenca u organizua nga zyra BE-së në Kosovë së bashku me projektin e asistencës teknike të financuar nga Bashkimi Evropian me vlerën prej 974,950 Euro me qëllim të përkrahjes së Ministrisë së Ministrisë së Financave në përforcimin e mjedisit të kontrollit të brendshëm të administratës publike. Projekti zbatohet prej konzorciumit të udhëhequr nga GFA Consulting Group nga Gjermania.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)