20 Nëntor 2024

BE ndan 31,5 miliardë euro për shtetet e varfra të Afrikës

Bruksel, 11 qershor - Bashkimi Evropian sot miratoi për vendet e varfra të Afrikës mjete në vlerë prej 31,5 miliardë euro, që do të sigurohen nga fondet e zhvilluara evropiane në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

BE-ja e përshëndeti edhe kërkesën e Somalisë që të përfshihet në Unionin ACP, që e përbëjnë shtetet e Afrikës, Pacifikut dhe Karaibet.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bocvanas, Fandu Skelemani e përshëndeti ndihmën e paralajmëruar, duke thënë se vendet e Afrikës duhet të pyeten nëse kanë kapacitet për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

\"Njëra punë është të keni mjete, ndërsa tjetra është të dini t\'i shfrytëzoni\", deklaroi Skelemani.

Për herë të parë, pjesa më e madhe e mjeteve për zhvillim do të shfrytëzohen për çrrënjosjen e varfërisë, e jo për zvogëlimin e varfërisë, deklaroi komisari evropiane për zhvillim Andris Pibalgs. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)