BE ndan 315 miliardë euro për investime në tri vitet e ardhshme
Bruksel, 24 korrik - Liderët e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar të mërurën marrëveshjen e investimit për periudhën tre vjeçare në vlerë 315 miliardë euro, e cila për qëllim ka intensifikimin e zhvillimit dhe rritjes ekonomike brenda Unionit.
Plani investimeve në selinë e Komisionit Evropian e nënshkruan presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Warner Hoyer dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian përgjegjës për Punë, Rritje dhe Investimet Jyrki Katainen.
\"Ne kemi nevojë pikërisht për planin të cilin e nënshkruam sepse kemi probleme të vërteta kur flasim për investimet në Bashkimin Evropian\", ka thënë shefi i Komisionit Evropian Juncker.
Plani i investimeve synon të mobilizojë më shumë investime publike dhe private dhe krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e aftësisë konkurruese të Fondit Evropian për investimet strategjike në Bankën Evropiane të Investimeve për mobilizim të fondit prej 315 miliardë euro për investime në periudhën 2015-2017.
\"Planin që kemi zhvilluar me presidentin Hoyer do të jetë i suksesshëm. Jam i bindur për këtë gjë\", porositi Juncker.
Nga Komisioni Evropian parashikojnë se investimet e reja me implementimin e këtij plani do të mund të hapin më shumë se një milion vende pune.
Fuqia më e fortë ekonomike, Gjermania madje në muajin shkurt kishte paralajmëruar se do të ndajë tetë miliardë euro për Fondin investues, ndërsa Spanja premtoi 1,5 miliardë euro. Anëtarët e BE-së në mënyrë direkte apo nëpërmjet bankave të tyre qendrore mund të dhurojnë fondet e tyre në fondin investues.