26 Dhjetor 2024

BE ndan 11.8 milionë euro për grupet e cenueshme në Kosovë

Prishtinë, 15 janar - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomsh Sunjog, do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme.

Ato do të zbatohen nga Save the Children, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ambasadori Szunyog do t’i nënshkruajë kontratat me të tri organizatat në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, gjatë eventit virtual që zhvillohet ditën e nesërme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)