BE mundëson ndërtesën e re komunale në Graçanicë
Prishtinë, 22 korrik - Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes projekteve të tij të financuara nga IPA për Infrastrukturën Komunale Sociale dhe Ekonomike, pati mundësinë të ndihmojë komunën e Graçanicës në ndërtimin e ndërtesës së re komunale.
Ndërtesa moderne dhe komunale do të ketë të gjitha shërbimet publike të komunës.
Ajo është miqësore ndaj ambientit për faktin se 100% e energjisë së nevojshme është me origjinë gjeo-termike.
Kjo jo vetëm se do të zvogëlojë emetimet e CO2, mirëpo edhe do të zvogëlojë dukshëm koston e komunës për mirëmbajtjen e ndërtesës.
Vlera e projektit, e cila është mbuluar plotësisht me kontributin e BE-së, ka qenë 522.817 EUR.