BE miraton zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë
Bruksel, 20 dhjetor - Njëzet e tetë shtetet i hapën dritën e gjelbër zgjatjes për gjashtë muaj të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për përfshirjen e dyshuar në konfliktin në lindje të Ukrainës, theksuan burime evropiane.
Italia kishte kërkuar që drejtuesit evropianë të diskutonin për këto sanksione, që godasin shumë sektorë të ekonomisë ruse, gjatë samitit të tyre në Bruksel.
Por vendimi përfundimtar u mor gjatë një takimi në nivel ambasadorësh në BE, pas samitit, sipas këtyre burimeve.