23 Dhjetor 2024

BE miraton sanksione tjera kundër Rusisë

Bruksel, 9 mars - Bashkimi Evropian (BE) miratoi sanksionet e reja që përfshijnë sektorin detar të Rusisë, zyrtarë dhe oligarkë rusë si dhe përjashtimin e 3 bankave bjelloruse nga sistemi SWIFT për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Sipas përfaqësuesit francez në BE, në takimin e mbajtur nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të Unionit janë miratuar sanksionet e reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe se këto masa do të hyjnë në fuqi pas publikimit në "Gazetën Zyrtare" të BE-së.

Me sanksionet e reja, do të bllokohen asetet e disa zyrtarëve, oligarkëve dhe anëtarëve të tyre familjarë të cilët kanë luajtur rol në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Po ashtu ndaj këtyre personave do të vendoset ndalesë udhëtimi.

Gjithashtu, 3 banka bjelloruse do të përjashtohen nga sistemi ndërkombëtar i transferimit të parave SWIFT.

Në kuadër të kësaj do të pengohet që kriptovalutat të përdoren kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

Po ashtu do të ndalohet dërgimi i disa produkteve dhe teknologjive për Rusinë ndërsa do të zbatohen sanksione ndaj sektorit rus të detarisë.

Aktualisht janë 3 paketa sanksionesh që BE-ja ka vendosur në zbatim për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

BE-ja ka vendosur sanksione kundër Rusisë në fusha të ndryshme si financa, energji, transport, kontroll dhe financim të eksporteve dhe politika e vizave.

Në kuadër të sanksioneve, 7 banka ruse u hoqën nga sistemi SWIFT dhe iu bllokuan rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë në vendet perëndimore.

Në listën e sanksioneve janë shtuar qindra individë dhe dhjetëra institucione ruse, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov si dhe oligarkë të njohur, gazetarë, zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)