BE miraton plan të ri investimesh prej 21 miliardë euro
Bruksel, 19 dhjetor - Liderët e Bashkimit Evropian, gjatë samitit në Bruksel, kanë miratuar një program të ri të investimeve, me qëllim rritjen ekonomike.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me marrëveshjen për planet ekonomike.
Fondi, i quajtur Fondi Evropian për Investime Strategjike, do të lansohet vitin e ardhshëm, me 21 miliardë euro para të BE-së.
Ai ka për qëllim të tërheqë 15 herë më shumë kapital privat për financimin e projekteve në energji dhe infrastrukturë të transportit, si dhe në arsim dhe hulumtime.