29 Dhjetor 2024

BE miraton paketën me vlerë 750 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Bruksel, 20 korrik - Pas 4 ditësh bisedime intensive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19.

Paketa me vlerë 750 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes së arritur.

Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishte parashikuar 2 ditë, por që zgjati 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel paraqiti një propozim të ri i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)