28 Dhjetor 2024

BE miraton ndihmat financiare për bankat irlandeze

Bruksel, 1 prill - Komisioni i BE-së ka miratuar ndihmat e planifikuara të shtetit irlandez për bankat në vështirësi financiare.

Banka e shtetëzuar "Anglo Irish Bank" mund të marrë deri në 10,4 miliardë euro, vendosën mbikqyrësit e konkurrencës në Bruksel.

Për shpëtimin e arkës së kursimeve për projekte ndërtimi, "Irish Nationwide Building Society", mund të jepen deri 2,7 miliardë euro.

Kjo është e nevojshme për të shpëtuar stabilitetin financiare të Irlandës, e argumentoi vendimin e Komisionit, komisari i BE-së për konkurrencën Joaquín Almunia.

Irlanda është goditur veçanërisht rëndë nga kriza financiare dhe ra në një recesion të thellë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)