18 Nëntor 2024

BE, miratohet mekanizmi tripalësh për sektorin bankar

Bruksel, 21 mars - Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli i BE-së deklaruan të enjten se pas bisedimeve 10 orëshe kanë rënë dakord për \"mekanizmin tripalësh\" në sektorin bankar, duke i hapur rrugën ndryshimeve në legjislacion.

Sipas këtij mekanizmi, për të lehtësuar takspaguesit nga barra fiskale do të themelohet fondi i posaçëm i ndihmës prej 55 miliardë eurosh.

Ky fond paguhet nga bankat e përfshira në këtë mekanizëm, ndërsa procesi i mbledhjes së tij ka zgjatur 8 vjet, 2 vjet më pak se parashikimi.

Ky mekanizëm është një ndër tre shtyllat për bashkimin e sektorit bankar të BE-së,ndaj miratimi i tij nga organizatat europiane është mirëpritur nga qarqet e ndryshme të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)