26 Dhjetor 2024

BE, Ministrat sot konsultohen për ndihmat për Greqinë

Bruksel, 15 shkurt - Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës këshillohen këtë të hënë për masat që duhen ndërrmarrë për sanimin të buxhetit shtetëror grek të futur thellë në borxhe.

Qeveria në Athinë duhet të ulë gjatë tre viteve të ardhshme deficitin prej 12,7 përqind në tre përqindshin e lejuar në eurozonë. Ndërkohë gazeta amerikane "New York Times" njofton se dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet.

Sipas këtij njoftimi bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t'u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros. Kësisoj Athina ka mundur t'i mbajë të fshehura BE-së borxhet miliardëshë përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs.

Në vitin 2001, pak pasi Greqia u pranua në zonën e euros, Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato, njofton më tej gazeta New York Times. Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)