BE me plan investimesh prej 50 miliardë eurosh
Bruksel, 21 tetor - Bashkimi Evropian po përgatit një plan investimi prej 50 miliardë eurosh për të zhvilluar sektorët e transportit, energjisë dhe rrjeteve dixhitale.
Kryetari i Komisionit të BE-së, Hose Manuel Barroso, deklaroi të mërkurën se plani ka qëllim sigurimin e zhvillimit të mëtejshëm dhe rritjen e punësimit.
Projektplani me titull \"Të lidhin Evropën\", sipas Barrosos, do të plotësojë mangësitë e Evropës në transport, energji dhe rrjetet dixhitale.
BE synon të promovojë rritjen e një ekonomie të gjelbër nëpërmjet një modeli të ri transporti, përhapjes së internetit me bandë të gjerë dhe energjisë së rinovueshme.
Komisioni i BE-së shpreson se ky plan investimesh të bëhet katalizator dhe tërheqës i kapitaleve publike dhe private.