BE me masterplan për euron
Bruksel, 7 dhjetor - Sipas një programi që parashikon përfundimin e procesit të unionit monetar të Europës, vendet anëtare të eurozonës do të humbasin të drejtën për të prodhuar buxhetet e tyre dhe do përfundojnë duke dorëzuar sovranitetin ekonomik në Bruksel.
Masterplani për kompletimin e unionit ekonomik dhe monetar është pjesë e një dokumenti konfidencial që do të diskutohet në takimin e javës së ardhshme të udhëheqësve të Bashkimit Europian.
Dokumenti me 9 faqe, që është dëshmuar nga e përditshmja britanike The Daily Telegraph ka për autor presidentin e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy.
Dokumenti përmban një seri pikash që përfshijnë si reformën aktuale financiare deri tek unioni politik i eurozonës. objektivi i përgjithshëm do të jetë të synohet për një bashkim progresiv të sovranitetit ekonomik në nivel europian shkruhet në këtë dokument.
Van Rompuy kërkon që bashkimi europian deri në muajin mars të këtë rënë dakord për kornizën e veprimit për ti dhënë bankës qendrore europiane rolin e monitoruesit të vetëm të bankave të eurozonës, pavarësisht qëndrueshmërisë së divergjencave mes Francës dhe Gjermanisë në lidhje me rolin e politikës.