15 Maj 2024

BE mbetet e përkushtuar të përkrah zhvillimin ekonomik te Kosovës

Prishtinë, 17 prill - Perspektiva evropiane e Kosovës, veçanërisht marrëveshja e tregtisë së lirë ishin temë kryesore e diskutimit në mes të ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila si dhe shefit të zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Në takimin e parë të saj me shefin e ri të BE-së në Kosovë, ministrja Kusari – Lila njoftoj Zhbogar për reformat që janë duke ndodhur në kuadër të ministrisë që ajo drejton për përgatitjen më të mirë të misionit verifikues që pritet të vij në qershor të këtij viti.

Më tutje, ministrja e informoj Zhbogar për agjendën e gjerë zhvillimore që është duke e drejtuar MTI me fokus të veçantë në projektet e përbashkëta siç janë: projektin për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimi i projektit të Brezovicës, funksionalizimi dhe zhvillimi i projektit Mbështetja e BE-së për Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë. Ajo foli edhe për reformat e administratës publike në kuadër të MTI-së.

“Reformat që jemi duke ndërmarrë lidhur me administratën publike, me theks të veçantë ngritjen e kapaciteteve në departamentin e tregtisë do të jenë kruciale për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe integrimit Evropian”- tha ndër të tjera ministrja Kusari-Lila.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishme ishte diskutimi për reformat e të bërit biznes. Ministrja e njoftoj shefin e BE-së në Kosovë për një varg reformash që janë ndërmarrë deri tani me qëllim të lehtësimit të ambientit për të bërë biznes duke thënë se këto reforma do të thellohen edhe më tej deri sa të arrijmë të jemi vendi më i mirë në rajon për të bërë biznes.

Nga ana tjetër shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, shprehu përkrahjen e  plotë për reformat e ndërmarra nga MTI dhe ofroj bashkëpunimin e mëtejmë të zyrës që ai drejton për projektet ekzistuese si dhe projektet potenciale.

“Zyra e BE-së mbetet e përkushtuar të përkrah zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në BE”- theksoi Zhbogar.

Zyra e BE-së në Kosovë është një partnerët kryesor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Tregtia dhe Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme mbeten projekte kyçe që kjo zyrë financon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)