06 Nëntor 2024

BE mbështet propozimin franko-gjerman për buxhet të përbashkët të Eurozonës

Prishtinë, 20 nëntor - Një propozim franko-gjerman për një buxhet të përbashkët të Eurozonës mund të jetë një “përparim” për një paketë reformash të Eurozonës muajin e ardhshëm, por nevojitet më shumë punë për këtë, tha kryetari i ministrave të financave të Eurozonës, ndërsa Italia shprehu rezerva lidhur me planin.

Franca dhe Gjermania ranë dakord të premten për të mbështetur një buxhet të përbashkët të Eurozonës, i fokusuar në financimin e investimeve dhe reformave që ndihmojnë ekonomitë e vendeve.

Por disa zyrtarë e shohin këtë fokus edhe si dobësi, sepse nuk thekson rolin e stabilizimit të buxhetit që disa vende do të donin të shihnin në formën e sigurimit të papunësisë ose një fondi ditor.

Megjithatë të gjithë ministrat e financave të BE, përveç Britanisë, e cila do të largohen nga blloku marsin e ardhshëm, e përshëndetën propozimin të hënën si një kontribut i rëndësishëm për paketën që do të pajtohet në dhjetor për të forcuar elasticitetin e Eurozonës ndaj krizave.

“Puna e mëtejshme sigurisht do të jetë e nevojshme në hartimin e instrumenteve të mundshme për konkurrencë, konvergjencë dhe stabilizim”, tha Mario Centeno, i cili kryesoi takimin, në një konferencë shtypi. Ai më parë e quajti një “zbulim” këtë projekt.

Sipas propozimit të përbashkët, buxheti i Eurozonës do të jetë në dispozicion vetëm për ata anëtarë të bllokut të monedhës që respektojnë rregullat e BE, që kufizojnë deficitet buxhetore dhe borxhin.

Këtu “digjet” Italia, e cila është në debat me Komisionin Evropian dhe ministrat e financave të eurozonës, në lidhje me planet e saj fiskale në projekt-buxhetin e 2019, që u refuzua nga BE për thyerjen e rregullave.

“Nëse, siç edhe duket, ai plan dëmton Italinë, ai kurrë nuk do të ketë mbështetjen tonë”, u tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini para gazetarëve në Milano.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)