08 Nëntor 2024

BE mbështet MPMS në rritjen e masave aktive të tregut të punës

Prishtinë, 11 janar - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) organizojnë ngjarjen për prezantimin e pikave kryesore të projektit për rritjen e masave aktive të tregut të punës për grupet e cenueshme.

Gjatë tri viteve të fundit BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë efektive kanë menaxhuar programin mbështetës për rritjen e punësimit të grupeve të pafavorizuara.

Programi me vlerë prej më shumë se EUR 4 milion ka pasur si synim gratë, rininë, minoritetet, personat me nevoja të veçanta dhe ata të cilët jetojnë në vende më të largëta.

11 idetë më të mira për biznes të praktikuesve lokal u shndërruan në projekte të BE-së dhe u implementuan në të gjithë Kosovën, ku qindra persona në nevojë u trajnuan, u inkurajuan për të përgatitur plane për të filluar biznesin e tyre dhe për t’i zbatuar këto plane me një shkallë të vogël bashkëfinancimi nga BE-ja.

Shumë shembuj tërheqës të ndërmarrjeve shoqërore u krijuan, të cilat tani janë duke kërkuar hapësirë për zbatim në mjedisin e biznesit në Kosovë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë nisma të ngjashme përmes ndihmës së paraanëtarësimit për Kosovën.

Pasiqë këtij projekti po i vie fundit, Zyra e BE-së në Kosovë/PPBE së bashku me Ministrinë e Punës organizojnë ngjarjen për prezantimin e pikave kryesore të projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)