17 Nëntor 2024

BE mbeshtet luftën kundër ekonomisë joformale në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka mbështetur institucionet e Kosovës në vlerësimin e shtrirjes së ekonomisë joformale në Kosovë.  Sot janë publikuar rezultatet e këtij vlerësimi. Këto të dhëna tregojnë se ka një rënie të vogël të nivelit të ekonomisë joformale.

Mirëpo, ende rreth 200 milionë € janë shënuar si pjesë e ekonomisë së zezë në Kosovë. Buxheti i Kosovës ka humbur rreth 63 milionë euro nga tatimi në të ardhura në vitin 2013.  

Z. Christof Stock, Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë ka theksuar se jeta e qytetarëve të Kosovës nuk mund të përmirësohet nëse nuk e dimë se çfarë po e vështirëson rritjen ekonomike.

"Prandaj, nuk mund të flasim në mënyrë reale për luftimin e ekonomisë joformale pa pasur një ide për shtrirjen e saj dhe arsyet" shtoi Z. Stock. Që këtej, ishte shumë e rëndësishme që të vlerësohej shtrirja e ekonomisë joformale dhe ky proces i suksesshëm është udhëhequr nga Ministria e Financave dhe institucionet e tjera përkatëse.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të ekonomisë joformale dhe se si kjo do të ndihmojë institucionet e Kosovës në luftën kundër këtij fenomeni negativ të shoqërisë kosovare. Rezultatet konkrete do të përkthehen në rritje të të hyrave të buxhetit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.  

Ky vlerësim është bërë i mundur përmes mbështetjes së projektit IPA 2011 “Mbështetje për institucionet e Kosovës në luftimin e krimit financiar dhe ekonomik”, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)