07 Nëntor 2024

BE mbështet Kosovën në luftimin e krimit të organizuar korrupsionit

Prishtinë, 11 prill - Ministri i Financave Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Bashkimit Evropian për Mbështetjen e mëtutjeshme institucioneve të Kosovës në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
 
Ky memorandum ka për qëllim përkrahjen 3-vjecare të BE-së për institucionet e Kosovës në përforcimin e bashkëpunimit ndër-institucional, rajonal dhe më gjerë në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative.
 
Sipas këtij Memorandumi procesi në vazhdim do të karakterizohet me ndërmarrjen e aktiviteteve strategjike në vlerësimin e riskut në sektorët më të cenueshëm ekonomik për ti adresuar ato nëpërmjet masave adekuate.
 
Veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen do të dëshmojnë përkushtimin e institucioneve të Kosovës drejt sundimit dhe zbatimit të ligjit, një faktor kyç në përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të bërit biznes. Andaj, për të arritur sukseset e synuara është esenciale vazhdimi i bashkëpunimit efikas ndër-institucional, si dhe me sektorin privat.
 
Bashkimi Evropian përmes projekti të saj “Mbështetje në luftimin e ekonomisë joformale, krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” vazhdon të përkrah institucionet e Kosovës në avancimin e procesit në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale,  korrupsionit, pastrimin e parave, dhe ekstremizmin e dhunshëm, proces ky i ndërlidhur ngushtë me integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)