19 Nëntor 2024

BE, marrëveshje për garantimin e depozitave

Strasburg, 19 shkurt - Këshilli Europian miratoi një marrëveshje politike të arritur me Parlamentin Europian, që ka për qëllim harmonizmin e mëtejshëm të rregullave të BE-së lidhur me skemat e garantimit të depozitave (DGSs) dhe përmirësimin e mbrojtjes së depozituesit.

Draft-marrëveshja lejon ndryshimin e legjislacionit aktual për të përmirësuar mbrojtjen e dhënë për ata që kanë depozita deri në 100,000 euro (137,581 dollarë amerikanë).

"Kjo është një arritje shumë e rëndësishme veçanërisht lidhur me mbrojtjen e depozituesve në ato vende të cilat janë goditur më fort nga kriza ekonomike" tha ministri grek i Financave, Yannis Stournaras.

Gjithashtu, depozituesve nuk do t'u duhet më të paraqesin një kërkesë për rimbursim, nëse depozitat e tyre bëhen të disponueshme.

Këshilli Parlamentar pritet të diskutojë në mars dhe të adoptojë direktivën në sesionin e tij plenar në prill, para se të hyjë në fuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)