16 Nëntor 2024

BE krijon fondin prej 1.8 miliardë euro për Afrikën

Bruksel, 13 nëntor - Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker njoftoi të enjten krijimin \'Fondit Urgjent të Mirëbesimit për Afrikan\', me qëllim përballimin krizës së refugjatëve në Europë.

Samiti i BE-së mbi çështjen e refugjatëve përfundoi të enjten në kryeqytetin e Maltës Valletta.

Mësohet se BE-ja do të investojë 1.8 miliardë euro në këtë fond, nga buxheti i tij si dhe nga Fondi i Zhvillimit të Europës. Ndërkohë, anëtarët e kësaj organizate ranë dakord të investojnë 81.2 milionë euro.

BE-ja u shpreh se \'Fondi Urgjent i Mirëbesimit për Afrikën\', që do të ndihmojë vendet origjinë të emigrantëve afrikanë, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik të Afrikës, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Bashkimi Europian synon zgjidhjen problemeve rrënjësore të refugjatëve dhe të emigrantëve të paligjshëm, si pasojë e paqëndrueshmërisë së rajonit.

Po të enjten, BE-ja publikoi \"Programin e Veprimit të Valletta-s\". Sipas këtij programi, vitin e ardhshëm do të dyfishohen kuotat e bursave për studiuesit dhe studentët afrikanë në Europë.

Njëkohësisht, do të shtohen goditjet ndaj kontrabandës dhe do të krijohen lehtësira për emigrimin e ligjshëm të afrikanëve në Europë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)