BE koordinon politikën fiskale brenda euro-zonës
Bruksel, 16 prill - Si konsekuencë nga kriza ekonomike në Greqi, Komisioni i BE-së do të ndërhyjë vetë në buxhetet e shteteve.
Të 16 vendet e euro-zonës do t'i hartojnë buxhetet e tyre në përputhje me standartet evropiane.
Kjo parashikohet nga propozimi i Komisionerit për çështjet financiare, Olli Rehn. Sipas tij, Komisioni do të monitorojë nivelin dhe zhvillimin e shpenzimeve.
Qëllimi është që të identifikohen qysh herët rreziqet për të parandaluar krizat, si ajo që ndodhi në Greqi.
Gjithashtu Rehn në një konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh edhe për gjendjen në Portugali:
Programi i stabilitetit portugez është ambicioz dhe mjaft konkret për vitet 2011-2013, por masat shtesë për konsolidimin fiskal mund të jenë të nevojshme sidomos për këtë vit, nëse rreziqet për zhvillimet makro-ekonomike dhe fiskale materializohen.