BE konfirmon 5,2 miliardë euro për Greqinë
Bruksel, 10 maj - Greqia do të marrë siç pritet nesër një pagesë prej 5,2 miliardë euro nga kreditorët e saj publikë, pavarësisht nga pasiguria politike, që peshon në vend, por pagesa e kësteve të ardhshme për ndihmë është në diskutim paralajmëroi sot një ministër evropian.
Pagesa do të bëhet sepse është miratuar tashmë nga donatorët e fondit, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian, Amadeu Altafaj, i pyetur në qoftë se Greqia do të marrë siç pritet 5,2 miliardë euro, që pritet ti jepen më 10 maj.