BE kërkon rritjen me 4.9 për qind të buxhetit në vitin 2012
Bruksel, 22 prill - Për vitin 2012 Bashkimi Evropian kërkon të rrisë buxhetin me 4.9%. Të mërkurën më 20 prill, Komisioni i BE-së, publikoi më projektbuxhetin e vitit 2012.
Megjithëse shumë nga vendet anëtare zbatojnë politika të ngushta financiare, BE me këtë plan, kërkon rritjen e buxhetit të unionit.
Sipas projektbuxhetit, totali i shpenzimeve në vitin 2012 është 13.27 miliardë euro (rreth 18.98 miliardë dollarë). Duke e krahasuar me buxhetin e këtij viti, rritja është 4.9%.
Komisioni i BE-së, e argumenton rritjen me faktin se projekte të hartuara në vitin 2007, do të fillojnë zbatimin në vitin 2012.