17 Nëntor 2024

BE kërkon nga Swift që të sanksionojë Rusinë

Bruksel, 8 shtator - Swift ka refuzuar kërkesën e BE për të hequr Rusinë nga ku sistem ndërkombëtar i transaksioneve bankare.

Kohë më parë parlamenti evropian miratoi një rezolutë sipas së cilës vendeve anëtare të BE u është kërkuar që të heqin Rusinë nga sistemi Swift.

Mirëpo Swift duke reaguar ndaj kësaj çështjeje, doli me një deklaratë ku tha se ky sistem dhe aksionarët e tij janë informuar mbi kërkesën për heqjen e Rusisë, mirëpo Swift është një kompani botërore e paanshme e cila vepron sipas ligjeve të Belgjikës dhe ajo nuk merr vendime të njëanshme për shkak të presioneve politike për ndërprerjen e lidhjeve me institucione financiare.

Në deklaratën e lëshuar prej Swift thuhet se ky organ botëror nuk ka kompetenca që të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve dhe për këtë arsye nuk i përgjigjet kërkesës së një personi apo grupi për heqjen e organeve financiare të një vendi nga ky sistem.

Swift është shoqëria botërore e transaksionit financiar mes bankave. Ky institut në të gjithë botën përdor sistemin e tij sekret për shkëmbimet dhe transaksionet bankare.

Aktualisht më shumë se 7 mijë institucione financiare nga 197 vende të botës janë anëtare të Swift. Qendra kryesore e Swift ndodhet në Belgikë dhe ky institucion vepron sipas ligjeve të këtij vendi.

Vende si Amerika, Hollanda, Anglia dhe Hong Kongu janë aktive si qendra mbështetëse. Swift në çdo vend ka një pikë reference të quajtur SAP e cila kontrollohet nga institutet e Swift.

Mesa duket kërkesa e fundit e parlamentit evropian për ndërprerjen e lidhjes mes Rusisë dhe Swift, është një tjetër hap i perëndimorëve për të ushtruar presione ndaj Moskës dhe për ta detyruar Rusinë që të ndryshojë qëndrimet e saj kundrejt Ukrainës.

Nga ana e saj Rusia nuk pranon të tërhiqet në çështjen e Ukrainës dhe ka marrë vendim që të përballet me sanksionet e perëndimit duke vendosur sanksione dhe bojkotuar mallrat e bujqësisë dhe industrisë së BE dhe të atyre vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

Rusia duke shfrytëzuar mjetet që ajo ka në dorë, mundohet të realizojë objektivat e saj në Ukrainë. Nga ana tjetër perëndimorët janë angazhuar jashtëzakonisht shumë në mbështetje të qeverisë pro-perëndimore të Ukrainës dhe për këtë kanë shtuar presionet e tyre ndaj Rusisë.

 Amerika si një prej vendeve më të mëdha perëndimore me anë të sanksioneve, më shumë se kurdoherë tjetër po ushtron presione ndaj Rusisë.

Mirëpo kjo çështje jo vetëm që nuk e ka detyruar Rusinë të tërhiqet nga qëndrimet e saj, por në një farë mënyre e ka inkurajuar Moskën që të rezistojë kundër Uashingtonit.

Edhe pse BE ka shtuar sanksionet e tij kundër Rusisë, pritet që pasojat e këtyre sanksioneve të ndihen më shumë nga ato vende të cilat kanë marrëdhënie të gjera ekonomike me Rusinë.

Në të njëjtën kohë Rusia me anë të ligjeve dhe organizatave ndërkombëtare si OBT, mundohet të neutralizojë ndikimin e sanksioneve të vendosura nga perëndimi.

Në këtë mes refuzimi që Swift i ka bërë kërkesës për heqjen e Rusisë nga ky sistem, konsiderohet dështim i madh i BE dhe për Amerikën.

Duke qenë se Rusia ka marrëdhënie të mëdha monetare dhe bankare me vendet e tjera të botës, heqja e Rusisë nga sistemi Swift do të dëmtonte tejmase ekonominë dhe sistemin financiar dhe monetar të Rusisë.

Si rezultat mos heqja e Rusisë nga sistemi Swift, mund të konsiderohet shans i madh për këtë vend që të përballojë presionet e krijuara nga sanksione e gjera të perëndimit kundër Moskës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)